
Është prezantuar edhe një projekt strategjik nga Komuna e Junikut. Përmes një komunikate për medie kjo Komunë ka njoftuar për asfaltimin e rrugës Junik-Prejlep-Dranoc, shkruan GazetaProjekti.
Njoftimi i plotë:
Ka filluar asfaltimi i rrugës që lidh Junikun me komunën e Deçanit, ankesi rrugor përmes fshatit Drenoc, projekt që ofron infrastruktur të mirë rrugore dhe qasje të lehtë për qytetarët, duke krijuar infrastruktur për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkomunal.
Projekti rrugor “Asfaltimi i rrugës Junik-Prejlep-Dranoc” bashkëfinancohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe komuna e Junikut.
Projekti realizohet në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.
_______________
Komuna Junik