
Kryetari i Komunës së Junikut së bashku me bashkëpuntorët e tij, sot kanë vizituar vendin ku është duke u punuar për asfaltimin e rrugës e cili dërgon deri të varrezat, shkruan Gazeta Projekti. Siq njofton Komuna e Junikut me anë të një komunikate për medie, ky projekt është i ideuar sipas standardeve që siguron të gjitha kushtet infrastrukturore dhe mirëmbajtjen e tyre.
Kokunikata e plotë:
Ky projekt financohet nga Komuna
Komuna e Junikut ka filluar punimet dhe është në fazën përgaditore për Asfaltimin e rrugës për tek Varrezat e Qytetit. Projekti i cili ka për qëllim evitimin e varrezave nëpër lagje dhe afër zonave të banueshme, projekt i ideuar sipas standardeve që siguron të gjitha kushtet infrastrukturore dhe mirëmbajtjen e tyre.
Projekt financohet nga komuna e Junikut.
_______________
Komuna Junik