
U.d e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se beson që sot do të përmbyllet procesi i zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Kusari-Lila tha se do të jenë 80 ose 81 vota që do të numërohen,
“Sot jemi pozitiv dhe shpresojmë që ky proces do të mbyllet do të jenë 80-81 vota që do të numërohen për presidentin”, ka thënë Kusari-Lila. Por, aktualisht ka nisur edhe votimi në Kuvend ku po marrin pjesë deputetët dhe momentalisht po marrin pjesë edhe Adem Hoxha dhe Albena Reshitaj.