970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Fillon takimi në Bruksel, pritet të ketë bisedime në mes Bislimit dhe Petkoviqit

Fillon takimi në Bruksel, pritet të ketë bisedime në mes Bislimit dhe Petkoviqit

Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, ka organizuar një takim në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.

Siç raportohet takimi i Lajçak me Petkoviqin ka filluar dhe siç është bërë e ditur më herët nga BE-ja, nga palët varet nëse do të mbahet edhe një takim trepalësh.

“Trilaterali është qëllimi ynë, por varet nga të dy të ftuarit, si gjithmonë, nëse ata do të jenë të gatshëm të ulen së bashku”, thanë nga BE për euronews.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano konfirmoi se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak do të takohet me  dy kryenegociatorët të të dyja palëve.

“Fokusi do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.

Kujtojmë se  javën e kalua, Kryeministri Kurti  ka paralajmëruar një sërë hapash që Prishtina i konsideron si rrugë për deeskalim në veri.

E para është reduktimi aktual i prezencës policore dhe Qeveria e Kosovës gjithashtu ka deklaruar se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komuna pas sezonit veror.

Gjithçka e rënë dakord, siç bëri të ditur Qeveria,  do të përfundojë brenda dy javësh.

Related posts