
Ka filluar takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetarët e Komunave të Kosovës.
Performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, Energjia dhe ujërat, Projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digitalizimi në nivel lokal) dhe Strategjia për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë janë temat që po disktuohen në këtë takim.
Në takim përveç kryeministrit Kurti, po marrin pjesë edhe tre ministra të kabinetit të tij.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, janë ministrat që do marrin pjesë në atë takim.