970×90
970×90
970×90
970×90

Fillon subvencionimi për tekstet shkollore

Fillon subvencionimi për tekstet shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), edhe këtë vit ka vendosur që të subvencionoj blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e Kosovës.

E pas hapjes së platformës për aplikim, tashmë ka nisur edhe ekzekutimi i mjeteve të para për të gjithë ata që kanë aplikuar deri më sot.

Kështu ka bërë të ditur MASHTI në një njoftim për media. MASHTI ka njoftuar se tashmë janë ekzekutuar 81 mijë e 355 pagesat e para.

“Lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera”, thuhet në njoftimin e tyre.

MASHTI ka theksuar se deri më sot në platformën E-Kosova kanë aplikuar 151 mijë e 080 prindër.

“Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore ndërsa çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme përfitim të këtyre mjeteve”, thuhet në njoftim.

Ministrja Arbërie Nagavci ditë më parë tha se aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore dhe se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve.

Nagavci ka thënë se për nxënësit nga klasa e 1-5 vlera e subvencionimit do të jetë 80 euro, ndërsa për ata nga klasa 6-9 vlera do të jetë 110 euro.

Related posts