970×90
970×90
970×90
970×90

Fillon shiu në Kosovë

Fillon shiu në Kosovë

Siç parashikojnë meteorologët, ditëve në vijim ka mundësi për reshje lokale shiu, fundjava me shtrëngata me shi.

Edhe-pse temperaturat pritet të pësojnë rënie, ato do të mbesin ende mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e ato maksimale nga 21C deri në 25C.

2.05.2018 – Një ciklon i fuqishëm nga Afrika Veriore që po depërton mbi Itali dhe do të mbetet stacionar për disa ditë, do të sjellë mbi vendin tonë një fazë të motit jostabil, e masa më të ftohta ajrore nga Atlantiku do të zbresin edhe temperaturat. Dy ditët e ardhshme priten reshje të shpërndara shiu me mundësi edhe për bubullima, e në fundjavë shtrëngata me shi.

Cikloni që po vjen nga Afrika të sjellë edhe koncentrim më të lartë të grimcave të pluhurit saharian, që në ditët e ardhshme mund të ndikojë edhe në rritje të vogël të indeksit të kualitetit të ajrit (AQI).

3.05-4.05 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Orëve të pasdites priten reshje të shpërndara shiu me mundësi edhe për bubullimë.

5.05-6.05 – Fundjava me mot kryesisht të vranët dhe me shtrëngata me shi, që ditën e shtunë do të jenë më të përhapura, e vende-vende me reshje më intensive.

7.05 – Mot kryesisht i vranët dhe shtrëngata të shpërndara me shi, kryesisht orëve të pasdites.

Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja 4-13m/s, e në fundjavë nga verilindja 3-8m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres nën vlera normale, që gjatë fundjavës të rritet rreth këtyre vlerave.

Related posts