Për të tretën herë, në Kosovë sot do të organizohet “Parada e Krenarisë”.
Dhjetëra njerëz janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” për të marr pjesë në marshin e quajtur Parada e Krenarisë.
Moto e kësaj parade për sivjet është “Për kon t’rreh zemra”.
Në tubim po merr pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett.
Parada e Krenarisë organizohet nga komuniteti LGBTI në kuadër të Javës së Krenarisë.