970×90
970×90

Fillon numërimi i votave në Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik

Fillon numërimi i votave në Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se numërimi i votave për zgjedhjet parlametare të vitit 2025 është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.

Sipas njoftimit të KQZ-së bëhet e ditur se sot ka nisur numërimi në komunat si Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.

“”Gjatë ditës së sotme, e enjte (13 shkurt) ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri, ndërkaq gjatë pasdites ka filluar numërimi edhe në qendrat tjera në komunat Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik. Deri më tani, më 11 dhe 12 shkurt, procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime ka filluar në QKN-të e komunave: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

KQZ-ja është përballur me probleme teknike në sistemin e tyre të numërimit që nga dita e zgjedhjeve, 9 shkurt, megjithatë procesi i numërimit të votave nuk është ndalur.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi sot bëri të ditur se procesi i numërimit të votave mund të zgjasë nga 10 deri në 14 ditë.

Related posts