![Fillon ndërtimi i kanaleve të ujitjes në Junik](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/07/B7F65BB8-164C-4D75-A800-BEA28E680B95.jpeg)
Ka filluar ndërtimi i kanaleve të ujitjes në territorin e komunës së Junikut me gjatësi 4 mijë metra. Ky projekt do ta afrojë ujin në tokat e punuara nga bujqit për ruajtjen dhe zhvillimin e produkteve të tyre.
Ky projekt i rëndësishëm për këtë komunë është inicuar nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Bujqësisë.
Kjo nismë do të ketë potencialin për të përmirësuar kushtet e jetesës së banorëve lokalë dhe për të rritur kontributin e bujqësisë në zhvillimin e komunës.