
Ka filluar mëngjesin e sotëm asfaltimi i i rrugëve për në bjeshkët e Strellcit të Deçanit. Lajmin e ka dhënë kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj.
“Të dashur qytetarë,
Ka filluar sot asfaltimi i rrugëve në bjeshkën e Strellcit.
Banorët e fshatit Strellc i urojmë për këtë projekt i cili do ta lehtësojë qarkullimin në këto rrugë.
Dhe kompanisë “Lika Trade” i urojmë punë të mbarë” shkruan Ramosaj në njoftim.