
Ka filluar asfaltimi i rrugës Junik-Jasiq, shkruan Gazeta Projekti.
Lajmi i Plotë nga Komuna e Junikut:
Sot kryetari i Junikut z. Ruzhdi Shehu , së bashku me bashkëpunëtor ishte prezent në fillimin e asfaltimin të rrugës Junik- Jasiq.
Kryetari i komunës ishte zotuar se me të marr mandatin fshatrave Jasiq Dhe Gjocaj do të ju mundësoj kushte të favorshme infrastrukturore e cila ndihmon në zhvillimin e këtyre dy eko fshatrave.
Kryetari z. Shehu, theksoj se ky është vetëm fillimi i realizimit të projekteve madhore. Rruga Junik – Gjeravicë e cila shumë shpejt do të filloj të asfaltohet do të mundësoj zhvillimin e turizmit malor njëri ndër resurset më të rëndësishme të komunës tonë.
Të gjithë qytetarëve Urime dhe e gëzofshi !