
“Kur mbusha 60 vjeç, bëhet fjalë për shumë kohëmë parë, me gruan time bëra një udhëtim nëJaponi dhe vizitova tempullin Ise. E dini se pse është i famshëm ky ishull? Sepse shkatërrohet dhe rindërtohet sërish. Në Lindje, përjetësia nuk ështëtë ndërtosh përgjithmonë, por vazhdimisht. Tërinjtë, deri në moshën 20 vjeçare, shikojnë se si rindërtohet ishulli. Kur mbushin 40 vjeç ndihmojnënë shkatërrimin dhe rindërtimin e tij. Më pas, e vazhdojnë jetën duke ua shpjeguar fëmijëve të tyre se si ndodh ky proces për ta ditur në tëardhmen. Kjo është një metaforë shumë e bukur e jetës: fillimisht mëson, pastaj vepron, në fund ua mëson të tjerëve. Janë të rinjtë ata që do ta shpëtojnëbotën. Të rinjtë janë mesazhi që i dërgojmë njëbote, tëcilën nuk do ta shohim kurrë pas disa vitesh”. – Renzo Piano
Jeta duhet të funksionojë pikërisht kështu. Pra, fillimisht të ta mësojnë diçka, më pas ta realizosh vetë atëgjë dhe në fund t’ua mësosh edhe tëtjerëve. Askush nuk duhet të sillet me egoizëm për t’ia mësuar diçka që di, dikujt që ka kureshtje për të mësuar dhe askush nuk duhet të jetë egoist qënë të ardhmen t’ia mësojë atë gjë brezit të ri. Duhet të japim sa më shumë nga vetja jonë, nëse duam që bota të jetë një vend më i mirë për tëjetuar.
Nga ana tjetër, paragrafi i parë tregon se nuk ka asgjë të përjetshme. Siç transformohet energjia nga njëra formë në tjetrën, ashtu dhe gjërat janë nëndryshim të vazhdueshëm. Duke u prishur e rindërtuar diçka, ajo i përshtatet kohës dhe kërkesave në ndryshim. Sigurisht që dhe antikja ka të bukurat e veta, por nuk mund të funksionojë dot pa modernen, pa ndryshimin në funksion tëndryshimit të nevojave të çdokujt.