
Kantautorja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka tash e shtatë vite që jeton në Shqipëri.
Megjithëse është lindur dhe rritur në Kosovë, ajo ka gjetur veten dhe vlerësimin për zhanrin e saj në shtetin amë.
E me gjithë këtë karrierë që ka krijuar atje, Fifi tani ka një kërkesë publike për krerët e shtetit.
Në një shkrim të publikuar në InstaStory, këngëtarja e hitit “Diell” ka kërkuar që të pajiset me pasaportë shqiptare – kërkesë të cilën ia ka drejtuar presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Tiranës Erion Veliaj dhe Ministres së Kulturës, Elva Margariti.

Foto: Fifi/InstaStory
“Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj e jetoj tash e shtatë vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisjem me pasaportën shqiptare me shqiponjë… A mund të ndodhi që të bëhem nënshtetase shqiptare ndonjëherë?”, ka pyetur artistja shqiptare.
Si këngëtare, Fifi ia ka arritur që ta marrë disa herë vëmendjen e krerëve të shtetit.

Foto: Fifi/InstaStory
Në fillim të këtij viti, kryeministri Rama kishte publikuar disa pamje të Valbonës duke promovuar turizmin dimëror në veri, nën tingujt e këngës “Diell”.