Eksperti i çështjeve të koncesionimit, konsulenti ndërkombëtarë, Lorik Fejzullahu, i cili kishte udhëhequr koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës, gjatë emisionit “Jeta në Kosovë”, ka argumentuar në mënyrë të detajuar procesin i cili ka kaluar me rastin e koncesionimit të Aeroportit. Ai, ka thënë se të gjitha materialet me audio inçizime ekzitojnë të cilat dëshmojnë se koncesionimi është përfunduar në bazë të gjitha ligjeve përkatëse dhe në bazë të standarteve më të mira, po ashtu në rastin e të punësuarve prej 130 personava të cilët kanë filluar punën 1 vit para fillimit të koncesionimit. Fejzullahu ka hedhur poshtë çdo pretendim që me dijenin e tij ata janë punësuar. Duke komentuar kontraten e koncesionimit të cilen e ka monitoruar Fejzullahu, ai ka thënë se është njëra ndër më të mirat në rajon dhe është implementuar në mënyre të drejtë. Shkruan GazetaProjekti.