Festivali i shumëpritur Sunny Hill po rikthehet këtë verë në Kosovë, duke sjellë një përzierje të artistëve të njohur ndërkombëtarë dhe vendas. I themeluar nga këngëtarja e famshme me origjinë kosovare, Dua Lipa, dhe familja e saj, Sunny Hill është bërë një nga ngjarjet muzikore më të mëdha në rajon.
Megjithatë, festivali nuk ka kaluar pa kritika këtë vit. Çmimi i biletave VIP, që shkon deri në 400 euro, ka shkaktuar pakënaqësi te disa fansa dhe pjesëmarrës potencialë.
Shumë prej tyre e konsiderojnë këtë çmim të papërballueshëm, veçanërisht duke marrë parasysh situatën ekonomike në vend.
Në mediat sociale, kritikat kanë qenë të shumta. Disa përdorues kanë shprehur zhgënjimin e tyre, duke argumentuar se festivali duhet të jetë më i qasshëm për publikun e gjerë dhe jo vetëm për ata që mund të përballojnë çmimet e larta. “Muzika duhet të jetë për të gjithë, jo vetëm për ata që mund të paguajnë çmime të tilla,” shkruan një përdorues në Twitter.
Megjithatë, festivali këtë vit po përballet edhe me kritika tjera, pasi flitet se këngëtarja Dua Lipa nuk do të performojë. Kjo ka zhgënjyer shumë fansa të cilët kishin shpresuar të shihnin yllin ndërkombëtar në skenën e vendlindjes së saj.
Shumë prej tyre kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në mediat sociale, duke argumentuar se prezenca e Dua Lipës ishte një nga arsyet kryesore që ata do kishin blerë biletat.
“Pse të quhet Sunny Hill nëse Dua Lipa nuk do të këndojë? Ky është zhgënjim i madh për të gjithë ne që kemi blerë biletat duke shpresuar ta shohim atë live,” thotë njëri nga të kontaktuar nga “Gazeta Projekti”.
Kujtojmë se festivali “Sunny Hill”, mbetet organizimi më i mirë i krijuar në vend ndonjëherë i cili mbledh rreth vetes shumë të rinj dhe vizitorë nga anë e mban bota.