970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Festë në Luginë pas fitorës së Shaip Kamberit

Festë në Luginë pas fitorës së Shaip Kamberit

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi do të jetë sërish zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi ka folë edhe për portalin online “Gazeta Projekti”

“Kam marr 11454 vota ku është e mjaftueshme për të qenë deputet”, ka thënë Kamberi.

Mbështetësit e Kamberit në Luginë kanë nisur festën pas fitores së tij.

Ardita Sinani ish-kryetare e Preshevës, aktualisht këshilltare e kryeministrit Albin Kurti ka publikuar foto nga festa, ndërsa e ka uruar Kamberin për mandatin e ri të deputetit në Kuvendin e Serbisë.

“Lugina sot vendosi që të vazhdojë të dëgjohet zëri i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.
Vendosi që BETEJAT e filluara t’i vazhdojë deri në luftën tonë për drejtësi, liri e barazi.
Urime Shaip Kamberi”, ka shkruar ajo.

Related posts