
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka treguar klas gjatë ndeshjes ndërmjet kombëtares së saj dhe Rusisë në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Skuadra ballkanike e eliminoi nikoqirin dhe u kualifikua në gjysmëfinale të turneut më të madh botëror të futbollit, ndërsa presidentja kroate e ka ndier nga afër gjithë atmosferën e nga fillimi deri në fund.
Fillimisht, Grabar-Kitarovic tregoi kulturën e saj duke ia uruar kryeministrit rus golin e shënuar nga vendasit, ndërsa nuk u ndal së festuari kur realizonte përfaqësuesja e saj.
Një moment që është shpërndarë në masë të madhe në internet, është festa e Kolindas kur Kroacia e shënoi golin e dytë.
Ajo u ngrit në këmbë dhe i çoi duart lart përpara kolegëve të saj rusë.

Sidoqoftë, më pas Rusia e barazoi rezultatin dhe presidentja kroate është dashur t’i presë penalltitë për t’iu gëzuar triumfit final.
Për më shumë, për dallim nga politikanët tjerë që shfaqen zyrtarë me kostume, Grabar-Kitarovic kishte veshur fanellën me simbolet e kombëtares kroate.