
Reperi kosovar i njohur si Fero, rrezikon seriozisht që të mbajë burgim në afat prej 5 muajve.
Kjo pasi që Fero në shkurt të këtij viti, ishte dënuar me 5 muaj burgim me kusht dhe gjobë në vlerë 1200 euro.
Gjykata e Lipjanit më datën 21 shkurt të këtij viti, shpalli aktgjykimin ndaj Feronit Shabanit, reperit të njohur si Fero, duke e dënuar me 5 muaj burgim me kusht si dhe 1200 euro dënim me gjobë.
Në vendimin e caktuar nga gjykatësi Avdirrahman Gashi, thuhej se Fero nuk do ta vuajë këtë dënim nëse në afat prej një viti nuk do të kryejë ndonjë vepër të re penale.
Por, ai e ka sfiduar këtë vendim të Gjykatës dhe komplet shtetin e Kosovës. Fero ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, duke konsumuar përsëri drogë të llojit marihuanë.
Për mos më keq, ai edhe në përshkrimin e bërë asaj fotografie ka ironizuar me ligjet e vendosura në shtetin e Kosovës.
Ka thënë se përdorimi i drogës është i lejuar, por edhe nëse nuk është “s’po ma nin”.