
Në orët e para të mëngjesit, reperi i njohur shqiptar Fero ka bërë një postim në Instastory me të cilin ua bëri kokën lëmsh të gjithëve, shkruan lajmi.net.
“Sapo u zgjova këtë mëngjes. Përshëndeje vajza prej tash jam beqar”, ka shkruar Fero i cili ngjalli dyshime në mos i ka dhënë fund lidhjes me modelen Arbenita Ismajli.
Ata nuk e kanë larguar njëri-tjetrin nga Instagrami e as nuk i kanë fshirë fotografitë. Se çfarë po ndodh dhe çfarë do të thotë ky postim pritet që Fero ta sqarojë shumë shpejtë./Lajmi.net/

10:29 | 05/16/20