970×90
970×90

Fero dhe Roza Lati puthen sërish në emision

Fero dhe Roza Lati puthen sërish në emision

Fero dhe Roza Lati puthen sërish në emision
Fero ka qenë mysafir në emisionin e Roza Latit, Why Not, ku ka folur për shumëçka rreth karrierës dhe jetës së tij, ndërkohë që janë publikuar edhe disa xhirime që stafi i emisionit i ka bërë në Kosovë duke e përcjellë nga afër reperin.

Porse, ajo ka tërhequr sërish vëmendjen, ka qenë puthja e këngëtarit me prezantuesen nga Shqipëria në fund të emisionit.

Ai ka marrëhttps://www.youtube.com/watch?v=waqLQDw3b_c shkas nga rasti i moderatorit David Letterman dhe aktores Julia Roberts, të cilët pasi janë puthur në emision, e kanë vazhduar traditën, secilën herë që aktorja ka shkuar në programin e tij.

Kështu që në përfundim të emisionit Why Not, reperi Fero e ka puthur moderatoren Roza Lati për të dytën herë.

Ndërkaq, një fotografi nga puthja e ka publikuar reperi në profilin e tij në Instagram me përshkrimin: “Puthja e dytë”.

Kujtojmë që në muajin maj të këtij viti, Fero ishte në emisionin e Rozës, ku ajo e kishte puthur në buzë.

Prezantuesja e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishin përhapur thashetheme për një lidhje ndërmjet tyre, gjë që ajo e kishte mohuar.

Related posts