970×90
970×90

Fermerët e Opojës përfitojnë grante

Fermerët e Opojës përfitojnë grante

Zëvendës ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, sot ka vizituar disa fermer përfitues të granteve nga kjo ministri.

Ai në facebook ka njoftuar se i ka vizituar fermerët të cilëve u janë në ndërtim e sipër fermat e tyre të ndihmuara financiarisht nga Qeveria.

“Këtë ditë vikendi i vizituam disa nga fermat në ndërtim të fermerëve të Opojës, përfitues të granteve investive të programit për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR)! Këtë vit (2018), nga kjo trevë kanë përfituar 13 fermer të kësaj treve në vlerë nga 11 mijë deri në 100 mijë euro, me një vlerë në total 540 mijë euro!”, ka shkruar Krasniqi.

Nga mbështetja investive (65-70%) e MBPZHR-së kanë përfituar këta fermer:

1.Lirim Tafili – Blaç

2.Halit Reshiti – Bresanë

3.Ajet Asllani – Buzez

4.Hajrim Halimi – Kuk

5.Shukri Myrtezani -Zaplluxhe

6.Gursel Myrtezani -Zaplluxhe

Xhemal Iljazi -Zgatar
8.Adil Tahiri – Zaplluxhe

Ramadan Fetahu – Kuk
Ilir Dauti – Dragash
Albana Kalanderi – Kosavë
12.Ensar Ibrahimi – Bresanë

13.Almir Sallahu – Zgatar.

“ Përkrahja do të vazhdoj edhe në të ardhmen, i ftoj të gjithë fermerët dhe të interesuarit që të aplikojnë në programet zhvillimore të MBPZHR-së dhe partnerëve tjerë që e mbështesin bujqësinë kosovare!”, ka pohuar tutje Krasniqi

Related posts