970×90
970×90
970×90
970×90

Ferat Shala publikon foto me Kadri Veselin

Ferat Shala publikon foto me Kadri Veselin

 

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala,  ka thënë se fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë me ndryshe për shkak të mungesës se Kadri Veselit.

“Mesazhet për unifikim dhe bashkim mes forcave politike të Kosovës, të cilat Kadri Veseli gjithmonë ka ditur më së miri t’i jap, i munguan Kosovës gjatë tërë kësaj fushate zgjedhore. Por, Kadri Veseli më së shumti më mungoi mua, sepse ishim mësuar që për më se 30 vjet të vepronim bashkë, në çfarëdo situate e rrethane, si dy vëllezër të pandarë. Fushatës së demokratëve të Kosovës kësaj radhe i priu z. Enver Hoxhaj, por ajo gjatë gjithë kohës e kishte frymën dhe shenjën e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Fitorja ka emër

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
kanë mbetur pak orë nga koha kur fillon heshtja zgjedhore dhe ne do të jemi të obliguar që ta ndërpremë përkohësisht komunikimin me ju.

Por, para se të nis kjo heshtje, si dhe në pamundësi që t’ju takuar, unë dua të përcjell një mesazh përmes këtij shkrimi.

Fushata zgjedhore e javëve që i lamë pas, për shumëçka, ishte më ndryshe.

Edhe pse të shtrënguar nga masat pandemike, për disa javë resht unë takova shumë qytetarë, shumë miq, shumë shokë, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë. Vizitova familje, shkolla, fakultete, fabrika, lagje, fshatra e qytete në krejt territorin e Kosovës. I pashë dhe i takova njerëzit e vështirësive, njerëzit e halleve dhe të sfidave, njerëzit të cilët ndajnë fatin e Kosovës në çdo rrethanë. Në secilin vend, në secilën situatë, nga secili qytetar, jam mirëpritur ngrohtësisht dhe përzemërsisht. Mirësia dhe shpresa e tyre më kanë dhënë edhe më shumë energji, më kanë motivuar e më kanë inkurajuar për shumë projekte të reja që na presin në të ardhmen.

Kjo fushatë zgjedhore për mua ishte më ndryshe.
Më ndryshe, sepse, pikërisht në javën e fundit të saj, tamam kur kisha planifikuar ta shpalosja pjesën qendrore të programit tim zgjedhor, si dhe atë të Partisë Demokratike të Kosovës, virusi i pabesë, Covid-19, më detyroi të tërhiqem dhe të izolohem. Gjendja ime shëndetësore, si dhe  gruas time, Sala Berisha – Shalës, papritmas u keqësua, dhe u detyruam që të dytë të hospitalizohemi.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit u zhvillua në kushte të pabarabarta demokratike, sepse Partia Demokratike e Kosovës padrejtësisht u privua nga e drejta për të qenë e udhëhequr nga lideri i saj, z. Kadri Veseli. Mungesën e z. Veseli unë e kam parë në sytë e qytetarëve në të gjitha tubimet dhe takimet në krejt territorin e Kosovës. Mesazhet për unifikim dhe bashkim mes forcave politike të Kosovës, të cilat Kadri Veseli gjithmonë ka ditur më së miri t’i jap, i munguan Kosovës gjatë tërë kësaj fushate zgjedhore.

Por, Kadri Veseli më së shumti më mungoi mua, sepse ishim mësuar që për më se 30 vjet të vepronim bashkë, në çfarëdo situate e rrethane, si dy vëllezër të pandarë.

Fushatës së demokratëve të Kosovës kësaj radhe i priu z. Enver Hoxhaj, por ajo gjatë gjithë kohës e kishte frymën dhe shenjën e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit.

Trashëgimia politike dhe atdhetare e këtyre dy liderëve, që e krijuan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, qëndron në bazamentin e filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kjo filozofi politike sot është garantuese e fitores befasuese të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.
Prandaj fitorja jonë befasuese ka emër: Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Programi “Rimëkëmbje” i Partisë Demokratike të Kosovës sot është alternativë e padiskutueshme politike dhe ekonomike për ta rikthyer vendin tonë në agjendat zhvillimore dhe integruese. Prandaj, unë ju bëjë thirrje që këtë të diel, pra më 14 shkurt, ta votoni këtë alternativë, t’i votoni njerëzit e dëshmuar në të gjitha proceset e bërjes së lirisë dhe të shtetit. Vota për numrin 134 është votë për Kosovën më të fortë ekonomikisht e politikisht, për Kosovën në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Kosovën e integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Votojeni listën #PDK134, dhe brenda saj edhe #FeratShala14! Fitorja ka emër: Hashim Thaçi&Kadri Veseli!

I juaji: prof. asoc. Ferat Shala, Prishtinë, më 12.02.2021.

Related posts