970×90
970×90
970×90
970×90

Ferat Shala flet për gjendjen e tij shëndetësore

Ferat Shala flet për gjendjen e tij shëndetësore

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, pas shqetësimeve shëndetësore që ka pasur dje, ka bërë me dije se sot është më mirë.

Me këtë rast, Shala ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar të dinë për shëndetin e tij.

“Të dashur miq, pas shqetësimeve shëndetësore që pata dje, sot po ndihem shumë më mirë.
Për këtë dua t’i falënderojë të gjithë anëtarët e personelit shëndetësor të QKUK-së, për kujdesin maksimal që po tregojnë për mua. Po ashtu, dua t’i falënderojë edhe të gjithë bashkëpartiakët e mi që u interesuan për shëndetin tim, dhe që u solidarizuan me mua në të gjitha format.
Besoj fuqishëm se edhe këtë sfidë do ta kalojë shumë shpejt. Bashkëpartiakëve të mi ju uroj garë dhe fushatë të suksesshme, ndërkaq unë do ta vazhdoj agjendën time zgjedhore nga distanca, për aq sa më lejon shëndeti”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 1 person and text

Related posts