Po të ishte gjallë, presidenti historik Ibrahim Rugova, sot do ta festonte ditëlindjen e 76-të.
Ani pse ai s’është fizikisht, vepra, puna dhe arkitekti i Pavarësisë, do të mbetet përherë në histori.
Ai do të kujtohet si një njeri i urtë, një mendjendritur, një politikan i dashur dhe një personalitet i respektuar nga e gjithë bota.
Sot, Rugova u kujtua gjithandej, ndërsa edhe u inaugurua shtatorja e tij, në Istogun që aq shumë e deshi, shkruan Indeksonline.
E, në orët e mbrëmjes, ndonëse nuk arritën ta njihin nga afër, dy nipat dhe mbesa e tij (fëmijët e Ukës), shkuan tek varri i gjyshit të tyre, për t’ia uruar ditëlindjen.
Fëmijët kënduan këngën e ditëlindjes, madje ia puthën dhe varrin.