Fejzë Demiri, autor i gjashtë veprave letrare
Fejzë Demiri nga Stublla e Gjakovës, qysh në moshën 14-vjeçare ka filluar të merret me shkrime të ndryshme.
Ai është autor i gjashtë veprave letrare. Shkrimet dhe veprat e tij kanë arritur edhe në shtete të ndryshme të botës. Veprat e tij letrare janë përkthyer në Amerikë, Itali, Rumani dhe Francë.
Biografia e Fejzë Demirit:
Fejzë Demiri u lind më 15 janar 1997 në Stubëll të Gjakovës. Shkollimin fillor e ka kryer në Berjahë, në Gjakovë Shkollën e Mesme Profesionale “Gjon N. Kazazi”, drejtimi gjimnaz- shkenca natyrore. Tash studion në Kolegjin “FAMA”, drejtimi Psikologji e përgjithshme, në Prishtinë.
Deri më tash botoi këto vepra:
1. Vargje përkushtuese I, poezi, Gjakovë, 2012
2. Vargje përkushtuese II, poezi, Gjakovë, 2014
3. Në detin e dashurisë e të thënies (fjalë të urta dhe mendime autoriale), botoi ATUNIS, Prishtinë, 2016
4. Kur shpirti ka etje, botoi FISHTA, Prishtinë, 2016
5. Qirinj për dritë, SHB “SAS”, Prishtinë, 2017
6. Dhembje Kohe, SHB “SAS”, Prishtinë, 2018