Roger Federer është sërish numri një në botën e tenisit. Legjenda zvicerane u bë tenisti më i vjetër që e arrin këtë. Ai e kaloi Andre Agassin që ishte numri 1 në botë në moshën 33 vjeçare në 2003.
Roger Federer është bërë tenisti më i vjetër në botë që merr kryesimin e ranglistës botërore në tenis, pasi e mposhti Robin Haase në turneun e Rotterdamit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, raporton Gazeta Express.
Federer, 36-vjeçar, humbi setin e parë 4-6 nga Robin Haase, për të fituar më pas 6-1, 6-1 në turneun e tenisit Rotterdam ABN Amro duke shkruar histori dhe për të marrë kryesimin në ranglistën e ATP.
Ish-tenisti amerikan Andre Agassi, ishte lojtari më i vjetër që ka mbajtur pozitën e parë në ranglistën botërore të tenisit, ndërsa Rafael Nadal, i cili nuk po merr pjesë në turneun e Roterdamit, ishte deri të premten mbrëma numri një i botës, pozitë që tashmë i takon Federerit.
Hera e fundit që Federer ishte numër një në botë qe viti 2012.