970×90
970×90

FC Kosova – Regensburg vjen në Kosovë, zhvillon ndeshjen miqësore me FC Vushtrrinë

FC Kosova – Regensburg vjen në Kosovë, zhvillon ndeshjen miqësore me FC Vushtrrinë

FC Kosova – Regensburg është një klub i njohur futbolli i cili është themeluar më 2007, është klub me përbërje komplet lojtar shqiptar nga Kosova e Shqipëria, stafi teknik, menaxherial gjithashtu janë shqiptar.

Njëri nga akterët kryesor të klubit, Shqiptar Gubetini ka folur ekskluzivisht për portalin “GazetaProjekti”, i cili ka jap disa inoformacione të përgjithshme rreth klubit.

“Aktualisht luan në bezirksliga sûd Bayern Gjermani dhe është ekipi me shikueshmëri më të madhe dhe është klubi i pozicionuar në ligën më të lartë nga mërgata Shqiptare, mu për këtë ka përkrahje dhe pëlqehet nga i gjithë spektri Shqiptar”, thotë Gubeteni.

 

Po ashtu, këto ditë klubi po qëndron në Kosovë ku pritet të zhvilloj aktivitete në kuadër të 100 vjetorit të formimit të klubit, FC Vushtrria, ku Gubetini ka shpalosur edhe detaje tjera.

“Kemi lidhur marrëveshje në emër të FC Kosova Regensburg me kryetarin e komunës z.Ferit Idrizi dhe Agim Malokun në emër të FC Vushtrria që për nder të ditës së çlirimit të Vushtrrisë dhe 100 vjetorit të formimit të klubit FC Vushtrria të zhvillojn ndeshje miqësore.  Ndeshja pritet të ketë shikues të shumtë dhe do të sherbej si model për organizimet vijuese si dhe bashkëpunimin e klubeve respektive”, përfundon Gubeteni.

Tutje ai thotë se marrëveshjet paraprake me kryetarin e Federates së Kosovës si dhe Federates së Gjermanisë (FIFA), kan mundesuar që të zhvillohet kjo lojë miqësore me peshë e vlera të veçanta pasi që përher të parë do të zhvillohet loja mes lojtarve të klubit mysafir me perbërje shqiptare dhe klubit nikoqir.

Ai në kuadër të këtij bashkëbisedimi, ka falenderuar edhe njërin prej biznismenevëve më të suksesshëm shqiptar në diasporë, Fatmir Seferin.

“Me këtë rastë nuk mundemi të mos përmendmi sponzorin tonë gjithashtu Shqiptar i Kosovës z.Fatmir Seferi me kompanin EuroAir – Direct. Ndërsa, objektivat e FC Kosova Regensburg janë të qarta është e mobilizuar dhe pret e pretendon të kaloj një ligë më lartë pasi që ka të gjitha predispozitat për triumf”, thotë Gubetini.

Kujtojmë se ndeshja miqësore në mes FC Kosova – Regensburg  dhe Fc Vushtrria, do të zhvillohet me datën 17 qershor. 

 

 

 

Related posts