970×90
970×90

FC. Ballkani merr nën menaxhim, stadiumin e Therandës

FC. Ballkani merr nën menaxhim, stadiumin e Therandës

Presidenti i FC. Ballkanit, z, Arsim Kabashi dhe kryetari i kësaj Komune, z, Bali Muharremaj, sot në ambientet e Komunës së Suharekës, kanë nënshkruar marrëveshjen për menaxhimin e stadiumit të qytetit nga FC.Ballkani. Lajmin për këtë marrëveshje e ka bërë të ditur menaxhmenti i klubit përmes një komunikate për medie, shkruan GazetaProjekti.

Sot në ambientet e komunës së Therandës,u nënshkrua marrëveshja për shfrytëzim dhe menaxhim me stadiumin e qytetit të komunës sonë,nga FC Ballkani.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i komunës, z.Bali Muharremaj dhe presidenti i FC Ballkani, z.Arsim Kabashi.

FC Ballkani do të bëjë menaxhimin,shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e stadiumit për dhjetë vitet e ardhëshme.

FC Ballkani dëshiron të falenderoj të gjithë ata të cilët na besuan ,duke filluar nga kryetari i komunës,z.Bali Muharremaj.

Se bashku perpara. Përfunon komunikata

Related posts