
Xhiroja e 12-të në elitën e futbollit të Kosovës hapet ditën e premte ku do të zhvillohen tri ndeshje.
Në Therandë, Ballkani do të kërkojë fitoren e dytë radhazi ku pret fqinjët nga Prizreni, skuadrën e Lirisë, e cila më nëntë pikë zë vendin e 11 në tabelë. Kjo pa dyshim do të jetë edhe derbi i kësaj xhiro. Ballkani është mjaft i motivur për fitoren e radhës dhe padyshim do të presim spektakël në futbollin kosovarë nga këto dy ekipe. shkruan Gazeta Projekti. Ndeshja fillon në orën 13:45, dhe do të zhvillohet në stadiumin e Suharekës.