970×90
970×90

Fauci: E urrej ta them por është e vërteta, janari do jetë më i tmerrshmi nga Covid

Fauci: E urrej ta them por është e vërteta, janari do jetë më i tmerrshmi nga Covid

Kryevirologu Anthony Fauci parashikon një janar të tmerrshëm për shkak të koronavirusit! Në fakt deklarata e tij është bërë para se FDA-ja amerikane të japë miratimin për vaksinën Pfizer dhe BioNtech, ndonëse nuk bëhet e qartë se kur do të fillojë shpërndarja dhe vaksinimi fillimisht për shtresën më vulnerabël.

Në intervistën me NewsWeek Fauci vuri në dukje shifrat rekord dhe shtrimeve në spital të të infektuarve. Duke përmendur sezonin 37 ditor të festave nga Falenderimit tek Krishtlindjet dhe Viti i Ri, kryevirolpogu tha se janari mund të jetë më i keqi i shpërthimit të valës së dytë të përhapjes së Covid.

“Të paktën dy deri në dy javë e gjysmë, mbase edhe tre, nga dy deri në tre javë nga kur filloi udhëtimi për Falënderimeve, atëherë do të shihni majën e kurbës. Unë e urrej ta them këtë, por është e vërteta dhe realiteti. Unë e shoh që do ndodhë ”

Fauci, i cili sapo ka pranuar ofertën e Presidentit të zgjedhur Joe Biden për të shërbyer si këshilltari i tij kryesor mjekësor paralajmëroi se disa nga të dhënat e publikuara të Covid pas Falënderimeve mund të mos jenë plotësisht të sakta dhe mund të ketë një vonesë mes rezultateve aktuale dhe raportimi aktual.

“Nëse unë dhe ti udhëtojmë dhe pastaj shkojmë në shtëpi ulemi në darka familjare, do të shohim pasojat dy ose tre javë më vonë dhe pastaj një javë më vonë do të shohim më shumë shtrime në spital dhe pastaj dy javë më vonë do të shohim më shumë vdekje”.

Ka pasur rreth 14,250,000 milion raste me COVID-19 të raportuara në Amerikë, i vetmi vend në botë me mbi 10 milionë raste. Ndërsa janë regjistruar 277.693 vdekje nga Covid që nga fillimi i pandemisë.

Related posts