Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu, ka folur për raportet e tij me kryetarin aktual të LDK-së, Isa Mustafa.
Sejdiu ka thënë se as tash nuk e ka, dhe as në të kaluarën nuk e ka pasur mik Mustafën.
“Nuk kemi pasur raporte as përpara e as tani. Flas edhe në periudhën e mëhershme”, është shprehur Sejdiu në “Pressing”.
Sejdiu ka thënë se me Mustafën veç është përshëndetur kur janë takuar.