
Në kuadër të fushatës zgjedhore, që po zhvillohet në Gjermani, Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka zgjedhur të takojë sipërmarrësin e suksesshëm nga Kosova, Fatmir Seferi, për t’i shpalosur politikat dhe vizionin e saj, shkruan “Gazeta Projekti”
Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore, u diskutua për rolin e sipërmarrësve në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministrja Baerbock shprehu një respekt të veçantë për z. Seferi, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e tij në komunitet.
z. Seferi, i njohur për angazhimin e tij në biznes dhe mbështetjen e komunitetit shqiptar në Gjermani, e cilësoi këtë takim si një moment të rëndësishëm për të forcuar lidhjet dhe për të krijuar mundësi të reja për bashkëpunim.

Ky takim është një tjetër dëshmi e suksesit të sipërmarrësve shqiptarë në diasporë dhe e vlerësimit që ata gëzojnë në nivel ndërkombëtar.
Takimi u përmbyll me shkrepjen e disa fotografive, duke reflektuar respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre.
Këto imazhe simbolizojnë jo vetëm rëndësinë e diasporës shqiptare në Gjermani, por edhe vëmendjen që lidershipi politik gjerman i kushton sipërmarrësve të suksesshëm dhe komuniteteve të integruara.
