Fatmir Miroci këngëtari i suksesshëm nga Juniku vjen me projktin e radhës muzikor, këngën dhe videoklipin kushtuar dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep dhe Arben Hajdaraj.
Këngëtari i mirënjohur Junikas, Fatmir Miroci, sapo ka lansuar projektin e tij të radhës muzikor. Bëhet fjalë për këngën kushtuar dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep dhe Arben Hajdaraj. Me tekst të Nevruz Zymeraj dhe orkestrim nga Kujtim Shala dhe Kreshnik Aliçkaj, këngë përmban në vete përmbajtje dhe motive patriotike, duke u bazur në këtë, këngëtari ka vendosur që këngën ta shoqëroj edhe me videoklip, të cilin e ka gjiruar në pjesët më të bukura të Junikut, shkruan Gazeta Projekti.
Ndryshe Fatmir Miroci është një këngëtar mjaft i kërkuar dhe shumë aktiv në kohën e fundit i skenës muzikore shqiptare. Ai, përpos angazhimeve në mbrëmje muzikore ka një karriere të begatshme artistike ku në sfondin e tij tashmë ka të realizuara shumë këngë dhe albume muzikore të zhanrit folklorik dhe popullorë. Gazeta Projekti