Limaj: EULEX-i e nisi dhe e përfundoi punën me mua
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj në emisionin “Zona B” të “Klan Kosova” ka folur për proceset e tija gjyqësore me të cilat u ballafaqua për 15 vite rresht.
Ai ka thënë se proceset gjyqësore të tij kanë kaluar nëpër duart e mbi 30 gjyqtarëve profesionistë.
“Jam krenar për çdo minutë të jetës sime. EULEX-i e nisi punën me mua dhe po përfundon punën me mua. E nisi dhe e përfundoi”, ka thënë Limaj.