970×90
970×90

Fatmir Limaj e akuzon Kurtin se i’a vjedhi idenë

Fatmir Limaj e akuzon Kurtin se i’a vjedhi idenë

Tashmë të gjithë e dinë se vendimi i qeverisë së Kosovës për ‘punësimin e një anëtari të familjes’, rrënjët i ka tek ideja e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, i cili para pesë vitesh e kishte shpalosur gjatë një fushate zgjedhore.

Në një bisedë për Nacionalen, Limaj thotë se qeveria aktuale e ka deformuar idenë e tyre, duke e rikthyer në një ndihmë sociale pa i punësuar fare familjarët.

Sipas tij kjo ide ishte punësim në fjalën reale, që njerëzit t’i fitonin parat me djersë, e të mos e falenderojnë askënd për atë pagë.

“Kjo qeveri aktuale e ka deformu vetë idenë, është shumë e vonuar sepse sot me qindra mijëra të rinj po largohen nga vendi. Ideja jonë kur e kemi nxjerrë ka qenë duke e parashikuar këtë rrezik që çdo familje duhet ta ketë minimumin e ekzistencës së saj ama jo përmes ndihmës sociale. Ne kemi dashur që njerëzve t’ia krijojmë shprehinë e punës, që çdo familje të ketë një të punësuar, e ai i punësuar të mos falenderoj askënd për mbajtjen e familjes së tij, por e gjitha të jetë nga vetë angazhimi e djersa e tij,” – tha Limaj.

Ish Zv. Kryeministri thotë se me këtë premtim e zotim kishin arritur t’i punësonin 7000 “familje” gjatë vitit 2017.

Atë kohë kur ne kemi prezantuar këtë ide nuk ka qenë numër i madh i familjeve në skemë sociale, kanë qenë diku 28 mijë familje. 7000 mijë familje kemi arritë në atë kohë me i punësu. Një pjesë e tyre kanë marrë ndihmë sociale,”- tha Limaj për gazetën.

Mirëqenia e kësaj kategorie, që do të subvencionohen me pagat në masën 70 për qind, deri në 300 euro maksimumi për 6 muaj rresht, do të varfërohet më shumë sipas Limaj.

“Kjo që po e bën kjo qeveri ka me e varfëru ma shumë mirëqenien e kësaj kategorie të qytetarëve për faktin se sot si asnjëherë më parë ekonomia është në kollaps. Kjo që po e bën kjo qeveri ka me e varfëru ma shumë mirëqenien e kësaj kategorie të qytetarëve për faktin se sot si asnjëherë më parë ekonomia është në kollaps,” – na tha Fatmir Limaj.

Kryetari i Nismës, Kurtin e cilëson si të dorëhequr nga posti i kryeministit, pasi për të njejtin thotë se 70 për qind të kohës qëndron jashtë vendit në seminare koti.

Ka dhënë dorëheqje kryeministri i Kosovës, s’di sa po e shihni. 70 për qind të kohës ai nuk është në Kosovë. Shkon në seminare e vizita koti.

Normalisht në këtë kohë ai duhet me qenë në krye të detyrës tu u marrë me problemin e qytetarëve, rritjet e cmimeve që po i mbytë qytetarët”, përfundoi Limaj.

Në kuadër të masave të punësimit, Kurti tregoi së përmes kësaj mbështetje synohet të garantohet çdo familje e Republikës së Kosovës me se paku nga një anëtar të punësuar.

Nëpërmjet kësaj skeme, i pari i Ekzekutivit ka thënë se do të subvencionohen deri në 70% të pagës bruto të punëtorit, maksimumi 300 euro, për 6 muaj.

Si kusht për të përfituar nga kjo skemë, Kurti ka treguar që punëkërkuesi duhet të mos ketë asnjë anëtar tjetër të punësuar.

Related posts