
Qeveria e Kosovës të martën ka hapur “fondin e Sigurisë”, me qëllim të mbledhjes së fondeve për ushtrinë e Kosovës dhe blerjen e armatimit, pas situatës së krijuar në Ukrainë ku Rusia ka nisur sulmet për pushtimin e saj.
Deri me tani janë paraqitur disa donator për ta mbështetur këtë fond, ndër donatorët është edhe pronari i korporatës Buçaj, Fatmir Krasniqi i cili ka paguar 100 mijë euro për fondin e sigurisë.
Kjo shumë mjetesh është ndarë vetëm një ditë pas vendimit të Qeverise se Kosovës për te hapur fondin për Siguri. Në mesin e donatorëve teri tani ishte edhe biznismeni Arsim Kabashi nga Cima-Construction dhe shumë të tjerë/ Gazeta Projekti /