970×90
970×90

Fati i zgjedhjeve në dorën e Hashim Thaçit

Fati i zgjedhjeve në dorën e Hashim Thaçit


Në një njoftim të lëshuar nga zyra e presidentit të enjten, është bërë e ditur se duke filluar nga kjo javë kreu i shtetit do t’i fillojë konsultimet me partitë politike/koalicionet për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë që çojnë në tejkalimin e situatës së krijuar nga dorëheqja e kryeministrit.

Kërkesa kryesore e partive politike ndaj presidentit, do të jetë caktimi i datës së zgjedhjeve.p

Gjatë javës që e lamë pas, të gjitha partitë politike janë deklaruar se janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Mirëpo, ende nuk dihet nëse Thaçi do të tentojë krijimin e një qeverie teknike, gjë për të cilën subjektet politike kanë thënë se nuk do ta pranojnë.

Theksojmë se Ramush Haradinaj dha dorëheqje më 19 korrik, pas ftesës për intervistë që i erdhi nga Gjykata Speciale.

Related posts