Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga Partia Demokratike e Kosovës, sot ka marr mbështetjen e familjeve të Dëshmorëve.
Idrizi, ka bërë të ditur se këta dëshmorë janë sakrifica dhe krenaria e qytetit dhe shtetit.
Para anëtarëve të kësaj shoqate, ai u zotua se do të jetë zë dhe krah mbështetës i familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
“Ditën e fillova në Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të Vushtrrisë, në vendin e sakrificës dhe të krenarisë së qytetit dhe të shtetit.
Patëm një bashkëbisedim të këndshëm dhe shumë përmbajtjesor.
Para anëtarëve të kësaj shoqate u zotova se do të jem zë dhe krah mbështetës i familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës”.
#kryetaritëgjithëve
https://www.facebook.com/1939555702928079/posts/3024035047813467/?sfnsn=mo