Ditë më parë humbi jetën, Bashkim Knushi nga Juniku, i cili ishte punëtorë i Komunës së Junikut.
E, sot në ditëlindjen e tj, familjarët kanë përkujtuar përmes vargjëve emocionuese të cilat i kanë dërguar në redaksinë e portalit online “GazetaProjekti”.
Përkujtimi i plotë:
Shumë vështirë qenka të shkruajmë përkujtim për ty, ashtu siç është e vështirë të pajtohemi më mungesën tënde. Mungesa jote është zbrazësi që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë.
E madhe është krenaria që të patëm, por edhe më e madhe është dhembja që nuk je në mesin tonë.
Gëzuar ditëlindjen në parajsë për Bacen tonë më të dashur, të dhembshur, të dashur, të mrekullueshëm që dikush mund të kërkojë ndonjëherë.
Një ditë tjetër, një javë tjetër, një muaj tjetër një vit tjetër pa ty. Ne të duam dhe na mungon,
Gëzuar Ditëlindjen Baca jonë.
Të kujtojnë me mall: Fëmijet, vëllezërit, motrat, nipat, mbesat dhe farefisi i gjerë.