Sot janë bërë 1 muaj nga vdekja e Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij të cilët humben jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, shkruan Gazeta Projekti.
Atë e kanë përkujtuar familjarët, shokët dhe të gjithë ata që e njohen duke shpërndarë fotografi të ndryshme, vëllau Edi ka përkujtuar duke thënë se Mici ishte dhe do të mbetet krenaria e familjes.
“Vështirë është të shkruhet kujtimi për ty i dashur vëlla. Sot një muaj pa ty o vëlla. Një muaj plot dhimbje dhe mallë. Fjalët e mija nuk kanë fuqi për të shprehur mungesen tënde, dhimbjen që kam në shpirt.
Thonë se koha shëron plagët dhe lehtëson dhimbjen, por asgjë nuk mund të ma largojë mallin për ty.
Një muaj pa të thirrur vëlla, pa të parë. Mungesa jote për mua është brazëtire që nuk plotesohet
kurrë. Malli çdo ditë më vret, më mungon. Ishe dhe do mbetesh krenaria e familjes tonë. Sot te kujtojmë me malle dhe ngushillojme njëri-tjetrin se një ditë do të takohemi të gjithë në amshim”, ka shkruar Edi.
Edhe miku i tij i ngusht, Dritoni ka kujtuar Micin, ai ka shkruar se do të jesh i pranishëm në çdo mooment.
“Ti je e do të jesh i paharruar, je e do te jesh i pranishëm në çdo moment, thjesht, se e meriton të jesh pjesë e jetë sonë Mic”.
Kujtojmë se Mic Tofaj ishte njeri pozitiv dhe familjar i devotshëm, kishte komunikim me të gjithë personat dhe gëzonte respekt të madh.