Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri dhe babai i tij, Islami, kanë marrë mirënjohjen e shumë merituar, “NDERI I QYTETIT”.
“Jashtëzakonisht shumë i nderuar me dekoratën e pranuar ditën e sotme: “NDERI I QYTETIT”, nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu!
Më shumë sesa krenarë, që ky titull iu dhurua edhe babait e udhërrëfyesit tim, Islamit!
Të dashur bashkëqytetarë ferizajas dhe ju bashkombas të mi e sidomos ju gurbetqarë.
Ju jam mirënjohës, që prej vitesh me radhë, jeni me mua e pranë meje.
Këtë dekoratë, i’a dedikoj dashurisë që kam për qytetin dhe qytetarët e të gjithë Shqipërisë Etnike, duke u nisur nga familja ime!
Faleminderit i nderuar Kryetar z. Agim Aliu!
08.12.2023,
Me dashuri, Labinot Islam Tahiri, Ferizaj , Kosovë e Shqipërisë”