970×90
970×90
970×90
970×90

Familja Knushi përkujtojnë familjarët: Largimi i juve është thikë e ngulur në zemrat tona çdo sekondë

Familja Knushi përkujtojnë familjarët: Largimi i juve është thikë e ngulur në zemrat tona çdo sekondë

Familja Knushi nga Juniku të cilët 12 vite më parë humben djalin Ardian Knushi dhe gjyshen e tyre Nurije-Nuraj Knushi, kanë përkujtuar ata me anë të një shkrimi të dërguar në redaksinë tonë. Kjo familje, po ashtu kanë përkujtuar edhe vëllaun Bashkimin i cili para 1 muaji kishte  humbur jetën. 

Më poshtë i’u sjellim shkrimin e plotë:

Largimi i juve është thikë e ngulur në zemrat tona çdo sekond. Na mungoni shumë pa masë.

Ardian-Bashkim Knushi 08.12.1985 / 23.08.2009
E pa imagjinueshme si i kaluam 12 vite pa ty në mesin tonë Ardiani jonë i dashur.
Vëlla i dashur ike në lulet të rinisë e neve na le me një plagë të pashëruar në zemrat tona. Sa më shumë që vitët kalojnë aq më i rëndë bëhet malli për ty.

Ishe plot energji jetën e kishe para vetës: i zellshëm në punë, bamirësi për ata që kishin nevojë, e i urtë dhe i buzëqeshur në familje. U ndave nga ne në moshën më të mirë,kur ne të gjith kishim nevojë për ty.

Nurije-Nuraj Knushi 06.04.1937 / 25.09.2009
Nuk po mundem ta besojm që kaluan 12 vite pa ty. Po na vjen vështirë që të përkujtojm Gjyshja jon, e dashur dhe Nëna jon por për ne do mbetesh gjithmon Nija jon.

Këshillat, fjalët dhe buzëqeshja jote do të jen çdoher udhërrëfyse në jeten tonë. Me ty gjyshe, me një njeri aq me vlerë të madhe dhe të dashurë dhe shumë e respektuar jo vetëm për ne, gjyshe por për çdokënd ke lënë vepra të mira, prandaj kurrë, e kurrë nuk do të harrojm.

Bashkim-Syl Knushi 01.09.1960 / 26.08.2020
Kaloj një muaj e dhimbja veq po shtohet për ty Baca jonë.
Shpesh her thojshe sa do te doja të ishin këtu, me ne Nija dhe Ardiani dhe të zhvillonin bisedat e gjata dhë të ëmbla si më parë.

Ti për ne, ishe Baca, Baba dhe miku më i mirë në zemrat tona.
Na duhet ta përballojm jetën pa ty, edhe pse spo e besojm ende, se kur të vijm nga Kurbeti Bac në vënd se të na presësh në shtëpin ku na rrite ti, tash na së pari ndalem te varri yt pranë dhe qajm e çmallem me ty. Puna dhe aftësia, dhe nderi bënë çdoherë të mbetesh si shembull për ne.

Çdo fjal për ju është e pakët Nije, Baca, Ardian jemi krenar që ju patëm.

Ju kujtojm më mall: Vëllezrit,Motrat,fëmijet,rejat,nipat,mbesat dhe farfisi i gjerë.

Related posts