970×90
970×90
970×90
970×90

FAKE NEWS / Ja cilat janë pesë llojet e “rrenave online”

FAKE NEWS / Ja cilat janë pesë llojet e “rrenave online”

Lajmet e klasifikuara në kategorinë e Fake News mund të futen përgjithësisht në pesë kategori, teksa ekspertët përpiqen që të zhvillojnë një mënyrë për të paralajmëruar lexuesit, se çfarë mund të ndeshin, ndërkohë që “shfletojnë” mediat online. 

Për lexuesin, është mirë që të paktën të ketë mundësinë të identifikojë lajmet e rreme online. Në fund, padyshim që është në zgjedhjen e tij të gjykojë “ushqimin” që i ofrohet nëpërmjet Internetit.

  1. Qëllimisht mashtruese

Këto janë lajme që janë të krijuara tërësisht për të mashtruar lexuesit. Zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar, ishin të mbushura me shembuj lajmesh, sipas të cilave “x person i famshëm kishte mbshtetur Donald Trumpin”, kur nuk ishte aspak kështu.

2. Shakatë që merren për të vërteta

Faqet humoristike, si “Onion” apo “Daily Mash” paraqesin lajme të rreme me qëllim që të satirizojnë mediat. Problemet shfaqen kur lexuesit e shohin lajmin të shkëputur nga konteksti dhe e ndajnë me të tjerët.

3. Rrengje të mëdha

Mashtrime, që më pas raportohen pa patur qëllim të keq, ose padashje, nga burime informacioni të besueshme. Një shembull i kohëve të fundit mund të jetë lajmi për bashkëthemeluesi të birrës korona. Sipas këtij lajmi, në testamentin e tij, ai bëri gjithësecilin banor të fshatit të tij, një milioner.

4. Raportim i shtrembëruar i fakteve reale

Elemente të vërtetë por të zgjedhur në mënyrë selektive nga një lajm, dhe që bëhen bashkë për t’i shërbyer një agjende. Një prej shembujve më kryesorë është shkenca e nxitur prej “marrëdhënieve publike” për produktet ushqimore. Si për shembull kur shkruhet se “x ushqim që mendoje se ishte i pashëndetshëm, në fakt është i mirë për ty”.

5. Lajme ku e vërteta është e diskutueshme

Për çështjet ku ka përplasje të ideologjive apo opinioneve – për shembull konfliktet territoriale – ndonjëherë nuk ka një bazë të përcaktuar për të vërtetën. Gazetarët mund të jenë në mënyrë të pavetëdijshme të anshëm, ose të perceptohen si të tillë.

* Referimi: “Pikasja e mashtrimit tek lajmet”, Universiteti i Ontarios Perëndimore 

Related posts