Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka mirëpritur ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin.
Përmes një postimi në Twitter, Fajon ka thënë se ajo do bëj më të mirën në Bashkimin Evropian, për liberalizimin e vizave për Kosovën,
“Shumë e lumtur për lajmet pozitive nga # Kosova pasi u votua marrëveshja e Demarkacionit. Një pengesë e rëndësishme u tejkalua për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Unë do të bëj më të mirën time në BE që liberalizimi i vizave të bëhet së shpejti një realitet! #Kosova nuk ka qenë kurrë më pranë # Evropës!”, ka thënë Fajon