
Kënga “Fajet”, një projekt muzikor i realizuar me videoklip nga këngëtaret e estradës shqiptare Anna dhe Hekuran Krasniqi, është mirëpritur fuqishëm nga adhuruesit e muzikës shqiptare, shkruan Gazeta Projekti.
I gjithë projekti audio është realizuar në studion “By Heki”, ndërsa videoklipi është xhiruar në njërin prej Hoteleve më të mira të Kosovës, “Hotel International Prishtina”.