
Aeroporti i Bazelit është mbyllur sërish për arsye sigurie. Për të katërtën herë që nga e premtja e kaluar.
Terminali aktualisht është i mbyllur dhe pasagjerëve u kërkohet të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për informacion në lidhje me fluturimin e tyre.

Të enjten e kaluar, të premten dhe së fundmi të martën, operacionet e fluturimit u ndalën për disa orë për shkak të kërcënimeve me bombë .
Nuk dihet ende nëse është marrë një kërcënim për bombë në rastin e fundit./Indeksonline/
