Sipas ‘Eurostat’-it, në janar të vitit 2018, Bullgaria kishte pagën më të ulët minimale në të gjithë BE-në, me 261 euro.
Të 22 vendet anëtare të BE-së, që kanë paga kombëtare minimale, mund të ndahen në 3 grupe kryesore, bazuar në nivelin në euro. Paga minimale mujore nën 500 euro;
Paga minimale nga 500 deri në 1.000 euro;
Paga minimale mbi 1.000 euro në veriperëndim të BE-së;
Ndërsa 9 vende anëtare po ashtu në lindje të bllokut, e ndjekin me paga minimale nga 400 në 500 euro në muaj: Lituania, Rumania, Letonia, Hungaria, Kroacia, Republika Çeke, Sllovakia, Estonia dhe Polonia.
Në 5 vende të tjera anëtare, në jug të bllokut, pagat minimale variojnë nga 600 deri në 900 euro në muaj, të cilat janë Portugalia, Greqia, Malta, Sllovenia dhe Spanja.
Në 7 vendet e tjera anëtare, të gjitha në perëndim dhe veri të bllokut, paga mesatare është mbi 1.400 euro në muaj, si në Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë, Belgjikë, Holandë, Irlandë dhe Luksemburg. E nëse do të bëhet një krahasim me Shtetet e Bashkuara, BE qëndron dukshëm më lart. Paga mujore minimale në SHBA, në janar të vitit 2018 ishte 1.048 euro.
Nëse do të bënim një krahasim me pagën minimale në Shqipëri, situata do të ishte edhe më e zymtë. Sipas të dhënave të “Eurostat”-it, Shqipëria renditet e fundit në kontinent, me një pagë minimale prej 180.52 euro në muaj. /Telegrafi/