970×90
970×90
970×90
970×90

Eurodeputetët gjermanë tregojnë ku çalon Kosova

Eurodeputetët gjermanë tregojnë ku çalon Kosova

Anëtarët gjermanë të Parlamentit Evropian, Markus Ferber dhe David McAllister kanë kërkuar nga Kosova të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të bëjë reforma në drejtësi dhe luftimin e papunësisë.

“Besa Foundation” është njëri nga pjesëmarrësit e konferencës tre ditore “Diaspora Flet”, e cila është duke u mbajtur në Prishtinë. Kjo shoqatë, ku bëjnë pjesë 100 biznese shqiptare në Gjermani, ka marrë një shkresë nga eurodeputetët gjermanë Markus Ferber dhe David McAllister, të cilët e sugjerojnë që të jenë sa më të angazhuar në Kosovë.

Ata shkruajnë se në jubiluen e 10-të Kosova ka arritur shumë duke u njohur nga më shumë se 100 shtete anëtarë të OKB-së, kanë pohuar se po ashtu mbetet shumë për tu bërë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në drejtësi dhe luftimin e papunësisë.

Gjithashtu kërkohet që të normalizohen marrëdhëniet me Serbi edhe “pse është diçka e vështirë, mirëpo marrëveshjet e arritura duhet te implementohen”, shkruajnë deputetët gjermanë dhe tregojnë se Evropa është donatori më i madh në Kosovë.

“Gjermania si partneri kryesor ka inicuar procesin e Berlinit, që të forcohet infrastruktura dhe të themelohet një rrjet i ri sipas modelit gjermano-francez”, shkruajnë mes tjerash deputetët gjermanë.

Ata po ashtu këshillojnë se në projekte të tilla si dhe në mbështetje politike dhe ekonomike, është e domosdoshme që të angazhohet diaspora.

“Vetëm në Gjermani jetojnë afro 350. 000 kosovarë, të cilën kanë eksperienca në fushat e administrimit dhe rendit juridik gjerman. Kjo do të ishte ndihmesë shumë e madhe për vendin në tranzicion. Në këtë drejtim diaspora ka rol të rëndësishëm.

Takimet sikur kjo ‘Diaspora flet’, janë të rëndësishme, sepse bashkohen organet shtetërore dhe jo shtetërore që të shkëmbejnë eksperienca nder veti”, vlerësojnë politikanët gjermanë.

Related posts