970×90
970×90

Eurobasket/ Italia eliminon Serbinë

Eurobasket/ Italia eliminon Serbinë

Italia ka bërë një nga surprizat më të këndshme në Kampionatin Evropian të basketbollit, duke e eliminuar Serbinë në fazën e 1/8-ve të finales.

Pavarësisht që Serbia konsiderohej favorit absolut në këtë takim, italianët të udhëhequr nga Gianmarco Pozzeco arritën ta fitojnë ndeshjen me rezultat 94:86.

Nikola Jokic ishte basketbollisti më i mirë i ndeshjes me 32 pikë, 13 kërcime e katër asistime, por u bë ylli i parë i NBA që eliminohet nga ky Eurobasket.

Ndërkohë, te italianët u dalluan Marco Spissu me 22 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime dhe Nicolo Melli që shënoi 21 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

Italianët në çerekfinale do ta kenë një tjetër ndeshje të vështirë, ku i pret Franca.

Ndërkohë, kualifikimin në çerekfinale deri më tani e kanë arritur edhe Sllovenia, Polonia, Spanja, Finlanda dhe Gjermania.

Kurse tetë ekipet më të mira do të plotësohen edhe nga fituesi i ndeshjes mes Greqisë dhe Republikës Çeke.

Related posts